Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën nacionale Prishtinë – Podujevë, përkatësisht në fshatin Vranidoll, raporton Llapi.info.

Në pamjet që ka siguruar Llapi.info, shihet se në këtë aksident janë përfshirë një kombi-bus dhe një veturë.

Ende nuk dihet nëse ka të lënduar si pasojë e këtij aksidente, derisa me rastin është marrë Policia e Kosovës./Llapi.info