Si pasojë e një vetëaksidenti në rrugën Prishtinë-Ferizaj, një person, shtetas i Maqedonisë së Veriut, ka gjetur vdekjen.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka konfirmuar se të shtunën rreth orës 05:00, në rrugën Prishtinë – Ferizaj ka ndodhur një vetaksident.

Ajo ka thënë për Telegrafin se aksidenti ka ndodhur në Llapnasellë, me ç’rast është përfshirë një veturë.

“Si pasojë e aksidentit një person (ngasësi i automjetit) ka humbur jetën. Vdekjen e viktimës. A.J mashkull 34 vjeç, shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut, e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion, ndërkohë që hetuesit e njësitit të trafikut, janë duke u marrë me rastin”, ka sqaruar Ahmeti.