Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 16:00 në rrugën nacionale Podujevë – Prishtinë, përkatësisht në fshatin Vranidoll, raporton Llapi.info.

Në këtë aksident, sipas pamjeve që ka siguruar Llapi.info, shihet se janë përfshirë tri vetura, njëra që ka përfunduar jashtë rrugës kryesore.

Përveç dëmeve materiale, nuk dihet nëse ka të lënduar si pasojë e kësaj përplasjeje. Ekipet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për t’i hetuar shkaqet e këtij aksidenti.

Sipas statistikave ditore të Policisë së Kosovës, vetëm gjatë së shtunës në nivel vendi janë regjistruar 88 aksidente, prej tyre, 24 me të lënduar./Llapi.info