Një aksident ka ndodhur në Prishtinë afër vendit të njohur si “Rrethi i Spitalit”.

Me këtë rast një veturë e ka goditur shtyllën.

Nuk dihet nëse ka të lënduar nga ky aksident, apo se si ka ardhur deri tek ky aksident.

Lexuesit i kanë dërguar Klan Kosovës disa pamje nga vendi i ngjarjes.

Klan Kosova ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës.

Për çdo informatë të re lidhur me rastin do të ju mbajmë të informuar.