Lokale - eSIMy

Para pak minutash në lagjen Matiqan të Prishtinës, saktësisht në rrugën “Isa Kastrati”, ka ndodhur një aksident në mes të një biçiklisti dhe një veture.

Në vendin e ngjarjes ka dalë ndihma e shpejtë, derisa sipas dëshmitarëve biciklisti është jashtë rrezikut, meqë vetura s’ka qenë duke lëvizur shumë shpejtë.

Lajmin e ka konfirmuar zyrtari i Policisë për Informim, Bajram Krasniqi.

“Aksidenti ka ndodhur në mes një veture dhe një çiklisti, si pasojë e aksidentit është lënduar çiklisti”.

Foto Express