Një vetë-aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 15:00 në kilometrin e parë të magjistrales Merdare – Podujevë, raporton Llapi.info.

Në këtë aksident është përfshirë një veturë, e cila ka përfunduar e rrokullisur jashtë rrugës. Kështu kanë thënë dëshmitarë që kanë dërguar pamje në adresë të Llapi.info.

Ende nuk dihet nëse ka të lënduar në këtë aksident, ndërkohë që Llapi.info është në pritje të informacioneve më të detajuara nga Policia e Kosovës.

Ekipet kompetente policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë shkaqet që kanë çuar në këtë vetë-aksident.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se vetëm gjatë ditës së djeshme, në nivel vendi, kanë ndodhur 54 aksidente, prej tyre, 19 kanë rezultuar me persona të lënduar dhe 35 me dëme materiale./Llapi.info

Më poshtë, pamjet e siguruara nga Llapi.info: