Lokale - eSIMy

Një vetë-aksident trafiku ka ndodhur  sot rreth orës 17:00 në rrugën “Skënderbeu” në Podujevë, raporton Llapi.info.

Siç mëson Llapi.info, një veturë është përplasur për dy shtylla elektrike që gjenden në trotuar.

Nuk raportohet për të lënduar – përveç dëmeve materiale.

Llapi.info raporton se në veturë gjendeshin dy persona, që të dy të mitur.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes./Llapi.info

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

.