Një aksident trafiku ka ndodhur sonte rreth orës 21:00 në rrugën “Skënderbeu” në Podujevë, raporton Llapi.info.
Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, ku për pasojë kanë mbetur të lënduar tre persona.
Lajmin për Llapi.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 21:00, në rrugën Skënderbeu në Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy automjeteve në lëvizje. Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona dhe janë shkaktuar dëme materiale. Me rastin po merret njësia policore e komunikacionit rrugor”, ka konfirmuar Ahmeti.
Ndërkohë, Policia e Kosovës ka bërë të ditur në raportin e saj dërguar mediave se vetëm gjatë së shtunës në Kosovë kanë ndodhur 85 aksidente trafiku, prej tyre 28 kanë përfunduar me persona të lënduar./Llapi.info






