Lokale - eSIMy

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 11:30 në rrugën “Skënderbeu” në Podujevë, raporton Llapi.info.

Sipas dëshmitarëve, të cilët edhe kanë dërguar pamje në Llapi.info, në këtë aksident janë përfshirë dy vetura.

Mësohet se përveç dëmeve të vogla materiale, në këtë përplasje nuk raportohet për persona të lënduar.

Ekipet kompetente policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për të hetuar shkakun e këtij aksidenti./Llapi.info

Më poshtë pamjet: