Një vetë-aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 08:00 në hyrje të fshatit Bradash të Podujevës, raporton Llapi.info.

Në pamjet që ka siguruar Llapi.info, shihet se një veturë ka dalë matanë rrugës kryesore, duke përfunduar kështu e rrokullisur.

Nuk dihet nëse ka të lënduar si pasojë e këtij aksidenti, derisa Llapi.info është në pritje të informacioneve nga Policia e Kosovës.

Ekipet kompetente policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për t’u marrë me rastin./Llapi.info