Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë, raporton Llapi.info.

Sipas pamjeve që kanë arritur në adresë të Llapi.info, shihet se në këtë aksident janë përfshirë dy motoçikleta.

Nuk dihet nëse ka të lënduar si pasojë e këtij aksidenti.

Ekipet e Policisë së Kosovës kanë dalë në vendin e ngjarjes për të hetuar rastin./Llapi.info