Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 11:00 në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë, raporton Llapi.info.
Sipas dëshmitarëve, të cilët kanë dërguar pamje në Llapi.info, në këtë aksident janë përfshirë dy vetura.
Përveç dëmeve materiale, nga kjo përplasje s’raportohet për persona të lënduar.
Ndërkohë, Policia e Kosovës ka thënë se vetëm gjatë së dielës në nivel vendi kanë ndodhur 45 aksidente trafiku, prej tyre 18 kanë përfunduar me persona të lënduar./Llapi.info






