Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën për në fshatin Letanc të Podujevës, raporton Llapi.info.
Sipas pamjeve që ka siguruar Llapi.info, shihet se në këtë aksident janë përfshirë dy vetura. Nuk dihet nëse ka të lënduar si pasojë e këtij aksidenti.
Ekipet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për t’i hetuar shkaqet e këtij aksidenti.
Llapi.info është në pritje të informacioneve më të detajuara nga Policia e Kosovës./Llapi.info







