Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në kilometrin e parë të magjistrales Podujevë – Prishtinë, respektivisht tek “Qershiat e Llapashticës”, raporton Llapi.info.
Sipas dëshmitarëve, të cilët kanë dërguar pamje në Llapi.info, në këtë aksident janë përfshirë dy vetura. Përveç dëmeve materiale, nga kjo përplasjes veturash nuk raportohet për të lënduar.
Ndërkohë, sipas statistikave ditore të PK-së, vetëm dje në nivel vendi kanë ndodhur 37 aksidente, 8 prej tyre kanë përfunduar me persona të lënduar./Llapi.info
Më poshtë pamjet e siguruara:






