Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në Podujevë, konkretisht afër shkollës teknike, raporton Llapi.info.
Në pamjet që ka siguruar Llapi.info, shihet se në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet policore.
Ende nuk dihet nëse ka të lënduar si pasojë e këtij aksidenti, derisa Llapi.info është në pritje të informacioneve shtesë nga Policia e Kosovës.
Qytetarët në këtë pjesë janë ankuar për aksidentet e shumta që po ndodhin aty, duke shtuar se vozitësit po ngasin automjetet me shpejtësi të madhe./Llapi.info
Më poshtë pamjet:






