Një aksident trafiku ka ndodhur në orët e vona të së premtes në Podujevë, raporton Llapi.info.
Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, ku për pasojë kanë mbetur të lënduar gjashtë persona.
Si pasojë e plagëve të marra, një vajzë e mitur ka humbur jetën. Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
“Podujevë 10.10.2020 – 22:25. Ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet, ku të përfshira kanë qenë dy automjete me drejtues meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy drejtuesit e automjeteve si dhe katër pasagjerët, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Nga plagët e shkaktuara ka ndërruar jetë viktima femër kosovare. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion, ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje”, ka thënë PK.
Siç mëson Llapi.info, tashmë e ndjera që ka humbur jetën në këtë aksident është L.S., 16-vjeçare, nga fshati Dumnicë./Llapi.info






