Foto ilustrim
Lokale - eSIMy

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 11:00 në Podujevë, konkretisht rrugës për në fshatin Dumnicë, raporton Llapi.info

Sipas dëshmitarëve, në këtë aksident janë përfshirë një makinë dhe një motoçiklist, me ç’rast ka mbetur i lënduar drejtuesi i motorit.

Rastin për Llapi.info e ka konfirmuar edhe mjeku kujdestar në Emergjencën e Podujevës, i cili theksoi se pas trajtimit mjekësor, i njëjti është liruar për në shtëpi dhe se nuk kishte lëndime të rënda.

Ndryshe, përgjatë 24-orëve nëpër rrugët e Kosovës, sipas statistikave të Policisë, kanë ndodhur 42 aksidente, prej tyre 18 me të lënduar./Llapi.info