Lokale - eSIMy

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e së mërkurës në Podujevë, konkretisht tek rrethi që të çon për në fshatin Kërpimeh, raporton Llapi.info.

Siç ka mësuar Llapi.info nga dëshmitarët okularë, në këtë aksident janë përfshirë një veturë dhe një biçiklist.

Si pasojë e këtij aksidenti, dyshohet se drejtuesi i biçikletës ka pësuar lëndime trupore nga goditja e veturës.

Ekipet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për t’i hetuar shkaqet që kanë çuar në këtë aksident. Llapi.info është në pritje të detajeve tjera nga Policia e Kosovës./Llapi.info