Lokale - eSIMy

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 15:30 në magjistralen Podujevë-Prishtinë, konkretisht në fshatin Siboc, njofton Llapi.info

Sipas dëshmitarëve, një kamion ka humbur drejtimin kështu ka dal matanë rrugës. Siç mëson Llapi.info në këtë aksident nuk ka persona të lënduar.

Ndërkohë, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.

Ndryshe, reshjet e borës që filluan nga mbrëmë kanë bërë që nëpër rrugët e Kosovës të vështirësohet qarkullimi, derisa Ministria e Infrastrukturës përmes një komunikate për medie ka bërë të ditur se të gjitha rrugët janë të kalueshme./Llapi.info