Lokale - eSIMy

Një aksident trafiku ka ndodhur sonte rreth orës 20:00 në Podujevë, konkretisht afër xhamisë së qytetit, raporton Llapi.info.

Siç ka mësuar Llapi.info nga dëshmitarët okularë, në këtë aksident janë përfshirë një veturë dhe një biçiklist.

Sipas tyre, drejtuesi  i çikletes është lënduar dhe është dërguar për tretman mjekësor në Emergjencën e Podujevës.

Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes për t’u marrë me rastin.

 

 

 

 

 

/Llapi.info/