Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 14:30 në kilometrin e parë të magjistrales Merdare – Podujevë, raporton Llapi.info.

Në këtë aksident, sipas pamjeve që ka siguruar Llapi.info, shihet se janë përfshirë disa automjete, ku për pasojë ka edhe persona të lënduar.

Ekipet policore dhe ato mjekësore kanë dalë në vendin e ngjarjes për t’u marrë me rastin.

Llapi.info është në pritje të informacioneve më të detajuara nga Policia e Kosovës./Llapi.info