Një aksident trafiku ka ndodhur sot orës 12:00 në kilometrin e parë të magjistrales Merdar – Podujevë, raporton Llapi.info.

Siç ka mësuar Llapi.info, në këtë aksident janë përfshirë dy vetura.

Burimet kanë treguar se nga ky aksident, dyshohet se një person ka pësuar lëndime të lehta trupore.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia dhe Ambulanca.

Llapi.info ka provuar të kontaktojë me zyrtarë policorë përkitazi me këtë rast, mirëpo të njëjtit deri më tani nuk janë përgjigjur /Llapi.info