Një aksident trafiku ka ndodhur sonte rreth orës 18:00 në rrugën Peran – Podujevë, raporton Llapi.info.
Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, ku për pasojë kanë mbetur të lënduar dy persona.
Lajmin për Llapi.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Arlinda Rexhepi.
“Me datë 01.10.2020 rreth orës 18:19 në rr” 28 Nëntori” në Podujevë, është raportuar për një aksident trafiku ku të përfshira kanë qenë dy vetura. Si pasojë, lëndime trupore kanë marr dy persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Në vendngjarje ndodhen njësitë përkatëse policore, për trajtim të mëtejmë të rastit”, ka thënë Rexhepi.
Sipas statistikave ditore të Policisë së Kosovës, vetëm dje në nivel vendi kanë ndodhur 45 aksidente trafiku, prej tyre 19 kanë përfunduar me persona të lënduar./Llapi.info






