Një aksident trafiku ka ndodhur sonte rreth orës 20:30 në magjistralen Prishtinë-Podujevë, konkretisht në fshatin Penuhë, raporton Llapi.info.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, me ç’rast nga përplasja kanë mbetur të lënduar pesë persona. Rastin për Llapi.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Në fshatin Penuhë, rreth orës 20:34 ka ndodhur një aksident automobilistik në mes të dy veturave. Si pasojë e aksidentit janë lënduar pesë persona. Policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe është marrë me aksidentin”, ka konfirmuar Krasniqi.

Policia e Kosovës në raportin e saj ditor ka bërë të ditur se vetëm dje në nivel vendi kanë ndodhur 29 aksidente trafiku, 12 prej tyre kanë përfunduar me persona të lënduar. PK ka apeluar tek vozitësit që t’i respektojnë me përpikëri rregullat e trafikut./Llapi.info