Një vetë-aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 17:00 në fshatin Orllan të Podujevës, raporton Llapi.info.

Sipas dëshmitarëve që kanë dërguar pamje në Llapi.info, përveç dëmeve materiale, nuk raportohet të ketë persona të lënduar.

Ekipet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për t’i hetuar shkaqet e këtij aksidenti./Llapi.info.

Më poshtë pamjet: