Një vetaksident trafiku ka ndodhur në mëngjes rreth orës 07:30 në fshatin Shakovicë në magjistralen Podujevë – Prishtinë, raporton Llapi.info.

Sipas dëshmitarëve të cilët edhe kanë dërguar pamje në Llapi.info, një veturë ka humbur drejtimin me ç ’rast edhe ka përfunduar jashtë rrugës kryesore.

Ende nuk dihet se a ka të lënduar si pasojë e këtij aksidenti, teksa Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes për t’u marrë me rastin. Llapi.info është në pritje për detaje tjera nga Policia e Kosovës.

Ndërkohë, vetëm dje në Kosovë kanë ndodhur 34 aksidente, prej tyre 20 kanë përfunduar me të lënduar.

Për 24 orë, për të gjithë ata që kanë thyer rregullat e komunikacionit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 1047 tiketa të trafikut./Llapi.info