Një aksident ka ndodhur gjatë ditës së sotme, në magjistralen Prishtinë-Podujevë, konkretisht në fshatin Lupq, njofton Llapi.info

Në aksidentin në fjalë, drejtuesi i automjetit ka humbur drejtimin, kështu duke përfunduar në greminë të kësaj rruge.

Njësitet policore kanë dalë ne vendin e ngjarjes, përderisa nuk raportohet për të lënduar.

Ndërkohë, vetëm gjatë së hënë në Kosovë sipas PK-së, kanë ndodhur gjithsej 47 aksidente trafiku prej të cilave 23 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 27 të tjera me dëme materiale./Llapi.info