Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në magjistralen Prishtinë-Podujevë, përkatësisht në Milloshevë, raporton Llapi.info

Një lexues i portalit ku edhe ka dërguar fotografitë, ka thënë se një veturë është rrokullisur, dhe disa të tjera kanë dalë matanë rrugës.

Sipas tij, nuk raportohet për të lënduar dhe si pasojë e këtij aksidenti është vështirësuar qarkullimi rrugor.

Njësitet policore kanë dalën në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin ./Llapi.info