Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 17:00 në magjistralen Prishtinë – Podujevë, përkatësisht në fshatin Trudë, raporton Llapi.info.
Në këtë aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë, ku për pasojë kanë mbetur të lënduar dy persona.
Lajmin për Llapi.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Duat Hoxha.
“Sot me datë 17.05.2020 në rrugën Prishtinë-Podujevë, në fshatin Trudë, është shkaktuar një aksident trafiku me lëndime trupore dhe të përfshira ishin një veturë dhe një motoçikletë. Në këtë aksident trafiku janë lënduar ngasësi dhe pasagjerja në motoçikletë. Raportohet se ngasësi i motoçikletës ka lëndime më të rënda”, ka konfirmuar Hoxha për Llapi.info.
Ekipet kompetente policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë shkaqet e këtij aksidenti.
Sipas statistikave të Policisë së Kosovës, për 24 orë në nivel vendi kanë ndodhur 23 aksidente, 8 prej tyre kanë rezultuar me persona të lënduar./Llapi.info






