Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot rreth orës 08:00 në magjistralen Podujevë-Prishtinë, përkatësisht në fshatin Vranidoll, raporton Llapi.info.
Si pasojë e përplasjes së dy veturave kanë mbetur të lënduar tetë persona. Rastin për Llapi.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 08:00, kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën Prishtinë – Podujevë, saktësisht në fshatin Vranidoll. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 8 persona. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti.
Sipas statistikave të PK-së, vetëm dje në nivel vendi ka ndodhur 36 aksidente trafiku, 16 prej tyre kanë rezultuar me persona të lënduar./Llapi.info