Lokale - eSIMy

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 17:00 në rrugën nacionale Prishtinë – Podujevë, përkatësisht në fshatin Lupç, raporton Llapi.info.

Në këtë aksident janë përfshirë dy automjete, ku për pasojë kanë mbetur të lënduar dy persona. Kështu ka thënë për Llapi.info edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 17:00, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën magjistrale Prishtinë-Podujevë. Në aksident janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtëve u është ofruar ndihma mjekësore. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, ka thënë Borovci./Llapi.info