Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 15:30 në fshatin Lluzhan të Podujevës, raporton Llapi.info.
Në këtë aksident janë përfshirë dy automjete, ku si pasojë e përplasjes një person ka mbetur i lënduar.
Lajmin për Llapi.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 15:30 kemi pranuar informatën se në fshatin Lluzhan të Podujevës, ka ndodhë një aksident trafiku në mes të dy automjeteve. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka deklaruar Ahmeti.
Sipas statistikave ditore të PK-së, vetëm dje në nivel vendi kanë ndodhur 36 aksidente trafiku, prej tyre 12 kanë rezultuar me persona të lënduar./Llapi.info






