Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në magjistralen Prishtinë – Podujevë, konkretisht në fshatin Lluzhan, raporton Llapi.info.

Në këtë aksident, sipas pamjeve të siguruara nga Llapi.info, shihen se janë përfshirë dy automjete.

Përveç dëmeve materiale nga ky aksident akoma nuk dihet se a ka të lënduar, teksa është vështirësuar qarkullimi dhe janë krijuar kolona.

Ndërkaq, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.

Vlen të theksojmë se aksidentet nëpër rrugët e Kosovës janë shtuar, ku vetëm dje sipas statistikave të Policisë kanë ndodhur 65 aksidente, prej tyre 31 me të lënduar./Llapi.info