Lokale - eSIMy

Një aksident trafiku ka ndodhur sonte rreth orës 19:00 në rrugën Prishtinë – Podujevë, konkretisht në fshatin Lluzhan, raporton Llapi.info.

Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, ku për pasojë dyshohet se ka edhe persona të lënduar – jo rëndë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet policore dhe ato mjekësore, për t’u marrë me rastin.

Llapi.info ka kontaktuar me zyrtarë policorë për detaje tjera, mirëpo të njëjti deri më tani nuk janë përgjigjur./Llapi.info