Një aksident trafiku ka ndodhur sonte rreth orës 18:30 në rrugën nacionale Prishtinë – Podujevë, më saktësisht në fshatin Lluzhan, raporton Llapi.info.

Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, ku për pasojë kanë mbetur të lënduar tre persona. Lajmin për Llapi.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Rreth orës 18:30, në magjistralen Prishtinë-Podujevë, në fshatin Lluzhan, ka ndodhur një aksident trafiku në mes dy veturave. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime. Të lënduarit janë nisur në drejtim të Prishtinës për tretman mjekësor”, ka thënë Krasniqi.

Ekipet kompetente policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për t’i hetuar shkaqet e përplasjes së këtyre veturave.

Sipas statistikave ditore të Policisë së Kosovës, vetëm dje në nivel vendi kanë ndodhur 55 aksidente trafiku, prej tyre 20 kanë rezultuar me persona të lënduar./Llapi.info