Një aksident trafiku ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën Podujevë – Prishtinë, përkatësisht në fshatin Lluzhan, raporton Llapi.info.
Në këtë aksident, sipas pamjeve që ka siguruar Llapi.info, janë përfshirë dy vetura.
Përveç dëmeve materiale, nga kjo përplasje veturash nuk raportohet për persona të lënduar. Si pasojë e këtij aksidenti janë krijuar kolona në këtë rrugë nacionale.
Ekipet kompetente policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për t’i hetuar shkaqet e këtij aksidenti.
Policia e Kosovës në raportin e saj ditor ka bërë të ditur se vetëm dje në nivel vendi kanë ndodhur 48 aksidente, prej tyre, 2 me fatalitet dhe 13 të tjerë me të lënduar./Llapi.info