Lokale - eSIMy

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 16:40 në rrugën Prishtinë – Podujevë, konkretisht në fshatin Lluzhan, raporton Llapi.info.

Në këtë aksident janë përfshirë një veturë dhe një çiklist, ku për pasojë ky i fundit ka mbetur i lënduar. Lajmin për Llapi.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci.

“Rreth orës 16:40 në rrugën  Prishtinë-Podujevë në fshatin Lluzhan, ka ndodhur një aksident trafiku, në mes të një automjeti dhe një biçiklisti . Si pasojë e aksidentit  është  lënduar një person, ndërkohë që njësiti i trafikut po merret me rastin”, ka thënë Borovci./Llapi.info