Foto ilustrim
Lokale - eSIMy

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 08:30 në fshatin Llapashticë të Podujevës, raporton Llapi.info.

Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, ku për pasojë kanë mbetur të lënduar tre persona. Këtë e ka konfirmuar për Llapi.info edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 08:30 në fshatin Llapashticë të Podujevës, ka ndodhë një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Personat e lënduar janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”, është shprehur Ahmeti për Llapi.info./Llapi.info