Lokale - eSIMy

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në rrugën Prishtinë – Podujevë, konkretisht në fshatin Sekiraçë.

Siç mëson Llapi.info, në këtë aksident janë përfshirë një veturë dhe një biçiklist, ku për pasojë, drejtuesi i kësaj të fundit, ka pësuar lëndime.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, për t’i hetuar shkaqet e këtij aksidenti.

Aksidenti ka krijuar kolona në rrugën që lidh Llapin me kryeqytetin.

Llapi.info do t’iu mbajë të informuar, pasi të marrë detaje tjera nga zyrtarët policorë.

 

 

 

 

 

.