Lokale - eSIMy

Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në fshatin Shakovicë të Podujevës, ku janë përfshirë tri automjete.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka bërë të ditur se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.

“Mbrëmë rreth orës 21:00 në fshatin Shakovicë të Podujevës, ka ndodhur një aksident trafiku mes tri automjeteve. si pasojë e aksidentit katër persona janë lënduar”, deklaroi Ahmeti.