Lokale - eSIMy

Një aksident trafiku ka ndodhur sonte rreth orës 18:30 në rrugën Prishtinë-Podujevë, konkretisht në fshatin Gllamnik, raporton Llapi.info.

Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, ku për pasojë ka edhe persona të lënduar.

Ekipet policore dhe ato mjekësore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.

Burime të Llapi.info bëjnë të ditur se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK./Llapi.info