Një aksident trafiku ka ndodhur sonte rreth orës 18:00 në magjistralen Prishtinë – Podujevë, konkretisht në fshatin Gllamnik, raporton Llapi.info.
Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura dhe një furgon, ku për pasojë kanë mbetur të lënduar dy persona.
Lajmin për Llapi.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 18:00 në rrugën magjistrale Prishtinë-Podujevë, saktësisht në fshatin Gllamnik ka ndodhur një aksident rrugor ku janë përfshirë tri automjete Bazuar në të dhënat e deritanishme si pasojë e aksidentit janë lënduar 2 persona te cilët kanë kërkuar tretman mjekësor. Me rastin po merren hetuesit e njësitit të trafikut rajonal”, ka thënë Ahmeti.
Sipas statistikave ditore të PK-së, vetëm dje në Kosovë kanë ndodhur 43 aksidente, prej tyre 15 kanë rezultuar me persona të lënduar./Llapi.info






