Një aksident trafiku ka ndodhur sonte rreth orës 20:15 në magjistralen Podujevë – Prishtinë, përkatësisht në fshatin Gllamnik, raporton Llapi.info.
Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, ku për pasojë kanë mbetur të lënduar dy persona. Rastin për Llapi.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
“Më 24.07.2020 rreth orës 20:15, policia është informuar për një aksident trafiku në fshatin Gllamnik të Podujevës. Në aksident janë përfshirë dy vetura dhe si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona”, ka thënë ai.
Sipas statistikave ditore të Policisë, vetëm dje në nivel vendi kanë ndodhur 30 aksidente, prej tyre 15 kanë rezultuar me persona të lënduar./Llapi.info






