Ka ndërruar jetë një femër nga aksidenti që ndodhi para tri ditësh në fshatin Gërdoc të Podujevës, raporton Llapi.info.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, ku është bërë e ditur se tashmë e ndjera kishte qenë në trajtim në QKUK.
“Fsh. Gërdovc, Podujevë 19.05.2023 – 20:55. Me datën e cekur kishte ndodhur aksident trafiku në të cilin ishin përshirë dy vetura. I dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën dyshohet se nga pakujdesia ka shkaktuar aksidentin duke goditur veturën tjetër të cilën ishte duke e drejtuar viktima mashkull kosovar. Si pasojë, lëndime kanë pësuar shtatë pasagjerë kosovarë të cilët ishin dërguar për tretman mjekësor. Me datë 21.05.2023 viktima femër kosovare e cila ishte duke u trajtuar në QKUK, dyshohet si pasojë e lëndimeve, ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti në proces hetimor”, thuhet në raportin e PK-së.
/Llapi.info/






