Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Shtedim të Podujevës, raporton Llapi.info.
Në pamjet që ka siguruar Llapi.info, shihet se në këtë ndeshje janë përfshirë dy vetura.
Përveç dëmeve të mëdha materiale, nuk dihet nëse ka persona të lënduar.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes.
Llapi.info është në pritje të detajeve shtesë nga Policia e Kosovës.






