Një vetë-aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në fshatin Peran të Podujevës, raporton Llapi.info.

Në pamjet që ka siguruar Llapi.info, shihet se një veturë ka dalë matanë rrugës kryesore – duke përfunduar kështu në lumë.

Si pasojë e këtij aksidenti, dyshohet se dy persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia dhe Zjarrfikësit, këta të fundit kanë larguar automjetin e aksidentuar nga lumi Llap./Llapi.info