Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 11:0 në fshatin Peran të Podujevës, raporton Llapi.info.

Sipas dëshmitarëve, në këtë aksident janë përfshirë një kamionetë dhe një veturë, ku përveç dëmeve materiale nuk raportohet për persona të lënduar.

Ekipet kompetente policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë shkaqet e këtij aksidenti, derisa Llapi.info është në pritje të informacioneve më të detajuara nga Policia e Kosovës.

Sipas statistikave ditore të PK-së, vetëm gjatë së premtes në nivel vendi kanë ndodhur 59 aksidente, prej tyre, 23 kanë rezultuar me persona të lënduar./Llapi.info.

Më poshtë, pamjet e siguruara nga Llapi.info: