Një aksident trafiku ka ndodhur sonte rreth orës 23:00 në fshatin Dumnicë të Podujevës, raporton Llapi.info.

Sipas dëshmitarëve, të cilët kanë dërguar pamje në Llapi.info, një veturë është përplasur për një shtyllë elektrike.

Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar. Ekipet kompetente policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për t’u marrë me rastin.

Qytetarët në këtë anë janë ankuar se frekuentuesit po ngasin automjetet me shpejtësi të madhe./Llapi.info