Një grua ka vdekur si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në autostradën “Arbën Xhaferi”.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë, viktima ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur, si pasojë nga lëndimet e marra është dërguar në QKUK, ku edhe ka ndërruar jetë, përcjell Klankosova.tv.
“Autostrada “Arben Xhaferi”, KM 29 Ferizaj – Prishtinë (NN) 04.03.2022 – 13:15. Një veturë me targa vendore të cilën e drejtonte një femër kosovare, ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur. Si pasojë e lëndimeve të marra në aksident, vozitësja gjersa ishte në trajtim mjekësorë në QKUK ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës i është liruar familjarëve për ceremoni mortore”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.






