Tri vetura janë përfshirë në një aksident, i cili ka ndodhur para pak minutash në rrugën Prishtinë – Fushë-Kosovë.
Aksidenti ka ndodhu afër kazermës “Adem Jashari”.
Për pasojë, raportohet se ka edhe persona të lënduar.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia dhe autoambulancat dhe se ekipet mjekësore po ndihmohen nga ushtarët e FSK-së.






